Functional Analysis logo

Functional Analysis Retreat 2026

Brezovicë · Kosovë

Vetëdije trupore, vëzhgim funksional, prani dhe integrim.

11, 12 & 13 Korrik 2026 · Brezovicë, Kosovë · Ligjërues: Migjen Amzai
Regjistrohu tani
Numërimi mbrapsht

Deri në fillimin e retreat-it

Ditë
Orë
Minuta
Sekonda

11 · 12 · 13 Korrik 2026 — Brezovicë, Kosovë

Çfarë ofrohet

Gjithçka në një vend

Trajnimi përfshihet në çmim. Akomodimi dhe ushqimi janë opsionale.

Trajnimi

Program 3-ditor i plotë me Functional Analysis & punë somatike.

Reflektim në grup

Hapësirë e sigurt për ndarje, integrim dhe mbështetje në grup.

Akomodimi

Fjetja në vila, dhoma të përbashkëta me nga 2 persona. Vende të kufizuara. Ka edhe opsione të tjera afër, të cilat mbulohen nga vetë pjesëmarrësit.

Ushqimi

Drekë, darkë (fast food) si dhe snacks & kafe gjatë gjithë qëndrimit. Ka restorante afër, vilat kanë kuzhina dhe ka markete pranë — të mbuluara nga vetë pjesëmarrësit.

Open Cinema

Mbrëmje filmash nën qiell të hapur me projektor në natyrë.

Kuize

Lojëra dhe kuize argëtuese për lidhje dhe çlodhje në grup.

100
Trajnimi · për person

Akomodimi dhe ushqimi janë opsionale, vetëm për ata që dëshirojnë. Nëse nuk i përdorni, çmimi i trajnimit mbetet i njëjtë. Akomodimi ka vende të kufizuara.

Njoftim i rëndësishëm

Akomodimi është në vila, në dhoma të përbashkëta me nga 2 persona. Meshkujt dhe femrat janë të ndarë në vila të ndryshme, ku vilat e meshkujve janë në një zonë tjetër. Nëse dëshironi opsione më të mira, ka alternativa afër (vila të tjera dhe hotele), të cilat mbulohen nga vetë pjesëmarrësit.

Ushqimi i ofruar është kryesisht fast food. Ka restorante afër, vilat kanë kuzhina dhe ka markete pranë nëse dëshironi opsione të tjera — këto mbulohen nga vetë pjesëmarrësit. Paketa jonë përfshin vetëm shërbimin bazë.

Programi 3-ditor

Programi

Vetëdije trupore · Vëzhgim funksional · Prani · Integrim

Dita 1
11.07
E Shtunë
Hyrje në Functional Analysis dhe vëzhgimi somatik
10:00 – 11:00

Hapja, orientimi dhe marrëveshjet e punës

Prezantimi i retreat-it, kufijtë dhe konfidencialiteti, pëlqimi për pjesëmarrje, e drejta për të mos marrë pjesë në një ushtrim, hyrje në qasjen e Functional Analysis.

11:00 – 12:30

Vëzhgim funksional përmes ecjes

Ecje spontane, ecje me cilësi të ndryshme emocionale, ecje me role, vëzhgimi i frymëmarrjes, përdorimi i hapësirës.

12:30 – 14:00

Drekë

Fli tradicionale me turshi, djathë, kos dhe sallatë.

14:00 – 15:30

Tokëzim dhe vëzhgim somatik

Bow, grounding, dridhja ose vibrimi i këmbëve, ndjesia e qëndrës së gravitetit, vëzhgimi i stabilitetit dhe kontakti me tokën.

15:30 – 15:45

Pushim

15:45 – 17:00

Intervistë somatike

Fokus në përvojën e tanishme pa kërkuar histori personale, çfarë po vëren në trup tani, ku e ndien më qartë, a ndryshon ndjesia kur i kushton vëmendje, çfarë impulsi ose prirjeje të vogël po vëren, çfarë të ndihmon të qëndrosh i/e pranishme.

17:00 – 18:00

Integrim dhe reflektim në grup

Ndarje vullnetare e përvojës, reflektim mbi procesin e ditës, mbyllje dhe rregullim.

Trajnimi përfundon për sot — vijojnë aktivitetet e lira
18:00 – 23:00

Darkë dhe aktivitete

  • 18:00 – 19:30DarkaSkarë me pleskavicë, qofte, mish pule, perime të pjekura dhe sallata.
  • 19:30 – 20:30PrezantimKur Terapia nuk fillon me Emocionin — Fidan Nuhiu
  • 20:30 – 22:30MovieThe Life and Trials of Wilhelm Reich
  • 22:30 – 23:00Përfundimi
Dita 2
12.07
E Diel
Puna verbale në qasjen somatike
10:00 – 11:00

Check-in trupor

Rikthim te përvoja e trupit, vëzhgim i gjendjes aktuale, ndarje e shkurtër në grup.

11:00 – 12:30

Mikro-aftësi verbale

Dallimi mes interpretimit, reflektimit, amplifikimit, konfrontimit dhe përshkrimit fenomenologjik, ushtrime në çifte.

12:30 – 14:00

Drekë

Pilaf me mish pule, sallatë dhe kos.

14:00 – 15:30

Ndjekja e procesit (tracking)

Si ndiqet përvoja moment pas momenti, ndjesia, emocioni, impulsi, kuptimi.

15:30 – 15:45

Pushim

15:45 – 18:00

Triada e praktikës

Terapist, klient dhe vëzhgues. Praktikë në grupe prej tre personash, me ndërrim rolesh gjatë ushtrimit. Pas çdo praktike bëhet feedback i strukturuar: çfarë u vëzhgua, çfarë u ndje në trup, çfarë e mbështeti procesin dhe çfarë mund të bëhej më ngadalë ose më qartë.

Trajnimi përfundon për sot — vijojnë aktivitetet e lira
18:00 – 23:00

Darkë dhe aktivitete

  • 18:00 – 19:30DarkaSkarë me pleskavicë, qofte, mish pule, perime të pjekura dhe sallata.
  • 19:30 – 20:30PrezantimAnaliza Funksionale: Shkurt e Shqip — Alket Rexhepi
  • 20:30 – 22:30GameKuizi Interaktiv
  • 22:30 – 23:00Përfundimi
Dita 3
13.07
E Hënë
Rezistenca, prania dhe integrimi
10:00 – 11:00

Check-in dhe rikthim te trupi

Orientim në hapësirë, vetëdije trupore, përgatitje për punën e ditës.

11:00 – 12:30

Rezistenca dhe mbrojtjet në trup

Intelektualizimi, shmangia, buzëqeshja mbrojtëse, hiperaktiviteti, si punohet pa interpretim të parakohshëm dhe pa e forcuar procesin.

12:30 – 13:30

Drekë

Pasta me salcë domatesh, mish pule ose perime dhe sallatë.

13:30 – 15:30

Demonstrim i drejtpërdrejtë i punës funksionale

Demonstrim me një pjesëmarrës, me pëlqim të informuar dhe fokus në përvojën e tanishme, vëzhgimi funksional, ndjekja e procesit, rregullimi i ritmit, ruajtja e kufijve të pjesëmarrësit.

15:30 – 18:00

Integrim në grup dhe mbyllje e retreat-it

Kohë për rikthim dhe rregullim, reflektim mbi procesin treditor, çfarë marr me vete, praktika të thjeshta për integrim pas retreat-it, mbyllja e grupit.

18:00

Përfundimi i retreat-it

Mbyllja dhe përshëndetja.

Rezervo vendin tënd